DasmaPlan

Last Update:
October 19, 2015

Version:
2.0

Requirements:
4.0.3 and up

Score:
Rated 4.8 stars out of five stars

GET IT ON GOOGLE PLAY

Screenshots

Description

“DASMAplan” është një aplikacion i cili mund të shkarkohet falas nga “Playstore” dhe mund të përdoret nga pajisjet të cilat funksionojnë me sistemin android. Ky aplikacion mundëson që ju të organizoni dasmën tuaj nëpërmjet bizneseve tuaja të preferuara. Për të arritur këtë qëllim, në aplikacion janë të integruara 22 kategori të cilat në brendësi përmbajnë një gamë të gjerë të bizneseve të cilët ndërlidhen me njëri-tjetrin bazuar tek veprimtaria që ata ushtrojnë. Si rrjedhojë e integrimit të të gjitha këtyre bizneseve ju krijoni listën tuaj që quhet “dasma ime” dhe në këtë mënyrë ju mund të arrini të realizoni dasmën tuaj të personalizuar dhe unike. Aplikacioni përmban këto elemente: -22 kategori; -Lista e të preferuarve; -Lista “Dasma ime”; -Një numër të madh të bizneseve; -Përshkrim, fotografi, kontakte si dhe adresa të bizneseve; -“Review” të klientëve; -Mundësinë për të bërë “share” një preferencë tuajën nëpërmjet rrjeteve sociale; etj. Mos humbisni kohë dhe filloni ta formuloni listën tuaj tani, duke organizuar dhe realizuar eventin më të rëndësishëm jetësor sipas mënyrës tuaj personale. Shpresojmë që ky aplikacion të jetë përkrah jush gjatë organizimit të dasmës suaj, duke ju ndihmuar që ta realizoni atë shkëlqyeshëm dhe sigurisht duke ju kursyer lodhjen e gjetjes së informacionit.

Mos harroni se dasma zgjat veç një ditë, por kujtesa e saj një jetë. Me DASMAplan: planifiko, shijo, kujto!

Comments

2017 WapDime.com. All rights reserved. Android is a trademark of Google Inc.